Në emisionin “Pressing” të T7, ka pasur debat të ashpër në mes të analistit Sadri Ramabaja dhe Natyra Kuçit nga Partia Socialdemokrate (PSD).
Fillimisht, Rambaja i tha Kuçit që po përdor “gjuhë fashiste”, më pas Kuçi i tha Ramabajës “militant”.
Debati “eskaloi” në gjuhë, pasi Natyra Kuçi tha në studio se “Ramabaja e ka quajtur bebe teksa flisnin mysafirët e tjerë”.
“Ti ke nevojë për ndihmë profesionale”, i tha Kuçi Ramabajës më pas ai ia ktheu asaj duke i thënë “shko në Shtime”.
Në lidhje më këtë situatë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, përmes një postimi në Facebook duke i thënë iu drejtuar Ramabjës “shko ti në shtime”.
”Është e pabesueshme gjuha me të cilën Sadri Ramabaja iu drejtua Natyra Kuçit. E papranueshme! Kjo gjuhë denigruese dhe fyese nuk guxon të lejohet në një televizion me frekuenca nacionale. Sabri, me këtë sjellje, është e qartë se vetëm ti ke nevojë me vizitu psikiatrinë”.
“Sqarim: Termin “n’Shtime”, duke nënkuptuar institucionin e strehimit të sëmurëve mendor, e përdori Sadri Ramabaja. Gjithsesi, për korrektësi të citatit e shkrova edhe unë. Shtimja është një komunë fantastike dhe assesi nuk duhet të përdoret si term për të përshkruar diçka tjetër”, ka thënë Blerta Deliu.