Kryeministri I vendit, Albin Kurti, do të pres sot në zyrën e tij pjesëtaret e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës e njohur si FIT.
Ky takim do të mbahet në orën 16:00 në Qeveri, dhe ky njësit do të përfaqësohen nga eprorët e FIT-it.
Kurtit do t’i shkojë në zyre një grup rreth 7-8 persona.
Kështu ka marrë vesh lajmi.net nga burime të ndryshme të cilat e kanë konfirmuar këtë takim.
Në protestën e para dy javësh para Qeverisë, njësiti FIT kishte kërkesa për pagesën e orëve shtesë dhe rritjen e pagesës.
Kjo protestë ngjalli reagime të shumta në opinionin publik e duket se edhe kryeministri, Albin Kurti, më në fund ka gjetur kohë që t’i dëgjoj kërkesat e tyre.