Hamasi ka pranuar marrëveshjen me Izraelin, të negociuar nga Katari, e cila parashikon lirimin e rreth 50 pengjeve izraelite në këmbim të një armëpushimi tre-ditor në Gaza.
Përveç ndalimit të përkohshëm të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, Izraelit do t’i duhet gjithashtu të lirojë disa gra dhe fëmijë palestinezë aktualisht në burgjet izraelite dhe të rrisë sasinë e ndihmës humanitare të lejuar në Gaza.