Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është dekretuar Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Sipas njoftimit, thuhet se ky ligj do t’i japë PSRK-së kompetencë ekskluzive për hetimin e korrupsionit të nivelit të larte, pastaj definimi më i qartë i kompetencave të PSRK-së për hetimin e veprave penale, themelimin dhe funksionalizimin e njësisë së veçantë hetimore për ndjekjen e rasteve të korrupsiuonit dhe krimit të organizuar, mes tjerash.
“Mundësimi i krijimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit në kuadër të PSRK-së me përbërje të ekspertëve nga institucionet tjera shtetërore (Policia, Dogana e ATK dhe të tjera) për hetim efikas të veprave penale; Kompetencë e PSRPK-së për të ndjekur veprat penale të pastrimit të parave pa u ndërlidhur domosdo me një vepër penale duke mundësuar kështu ndjekjen e rrugës së parave që rrjedhin nga veprimet kriminale”, thotë MD-ja.