”Në ora 3 të natës u anulua protesta e Policisë”, ish-kryesindikalisti tregon si Thaçi nuk lejoi që 5 mijë policë të protestonin

”Në ora 3 të natës u anulua protesta e Policisë”, ish-kryesindikalisti tregon si Thaçi nuk lejoi që 5 mijë policë të protestonin

Shaban Tasholli, ish-kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka rrëfyer për vendimin që kishin marrë për ta organizuar një protestë në kohën kur kryeministër i Kosovës ka qenë Hashim Thaçi.

Tasholli rrëfen se Thaçi i ka thënë se “kush je ti që dëshiron të bësh tollovi”.

“Ne duam vetëm mirëqenie”, thotë Tasholli t’ia kishte kthyer Thaçit.

“Kemi marrë vendim kryesia me organizu protestë dhe tani në momentin e fundit, një ditë pa u bë protesta. Kryeministri Thaçi më thirr në takim një ditë përpara dhe më thotë kush je ti që po bën tollovi, kështu tekstualisht më tha. Thash po ne  jemi për mirëqenie asgjë tjetër”, ka thënë ai.

Më tutje, ish-kryesindikalisti i Policisë tregon se takimi ka zgjatur nga ora 18:00 deri në 3 mëngjesit dhe në fund rezultoi me anulimin e Protestës.

“Të gjitha kërkesat që i premtoi që do t’i realizoje i ka bërë”, tregon ai në “Frontal”.

Por për protestën e paralajmëruar pretendon se ishin gati të protestonin 5 mijë policë.

”Kemi qenë të përgatitur 5 mijë veta me dalë në protestë. Takimi me të ka qenë shumë interesant, shumë i mirë. Kjo kërkesë kryhet kjo kryhet, kjo nuk kryhet. Ne nuk jemi me e kap për fyti shtetin”, ka thënë ai.

Related Articles