Lipjan: 44-vjeçari e rrah një fëmijë që vodhi në marketin e tij, përfundon në pranga të policisë

Lipjan: 44-vjeçari e rrah një fëmijë që vodhi në marketin e tij, përfundon në pranga të policisë

Një rast grabitjeje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dobrajë e Madhe në Lipjan, por këtë herë është arrestuar pronari i një marketi, i cili po dyshohet se e sulmoi fizikisht një fëmijë.

Viktima që u godit nga i dyshuari është një 14-vjeçar, i cili kishte vjedhur në marketin e 44-vjeçarit dhe i njëjti e kishte kapur në flagrancë.

Në shenjë revolte për vjedhjet që dyshohet se janë kryer edhe më parë në marketin e tij nga fëmijët e fshatit, i dyshuari kishte vendosur të hakmerret.

Por kjo i kushtoi, pasi si rezultat i denoncimit të rastit, pronari i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë, njofton Sinjali.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Related Articles