Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos-publikimin e asaj se çka ka pranuar (Asociacionin).
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se Qeveria Kurti s’ka guximin të publikojë se çka ka pranuar. Por thekson se këtë duhet ta bëjë Bashkimi Evropian.
“Nesër mbahet takimi në Bruksel, por të gjithë e dini se Qeveria Kurti po negocon fshehtë për statutin e Asociacionit. Qeveria Kurti s’ka guximin të publikojë se çka ka pranuar, por këtë duhet ta bëjë BE-ja.
“Evropianët e dijnë se sekreti qeveritar jo vetëm që dëmton besimin e shoqërisë ndaj institucioneve, por edhe krijon bindjen e një komploti kundër të ardhmes së Kosovës”, shkroi Hoxhaj.
Ditë më parë, Kurti tha se tha se nga marrëveshja bazike, Kosova përfiton njohjen de facto nga ana e Serbisë, por kjo e fundit sipas tij, nuk po e zbaton dhe po e shkelë atë.
Duke folur për Asociacionin, ai thotë se dallimi kryesor tij është korniza, që sipas kryeministrit, është themeli se ku ky draft beson që do të zbatohet.