Këta janë katër të dyshuarit për vrasjen në tentativë në Gjilan, njëri nga ta shtiu me armë

Këta janë katër të dyshuarit për vrasjen në tentativë në Gjilan, njëri nga ta shtiu me armë

Një përleshje fizike rrezikoi të përfundonte tragjikisht dje në rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’ në Gjilan. Katër persona janë arrestuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në një konflikt i cili lindi pas për një kontest pronësor. Të dyshuarit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Të dyshuarit për këtë rast janë:

Endi Rushiti

Leon Rushiti

Esat Berisha

Arben Dalipi

Si pasojë e përleshjes fizike, dy të dyshuarit Leon Rushiti dhe Esat Berisha, kanë pësuar lëndime trupore. Ky i fundit madje me vete kishte edhe një armë me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë përleshjes, mirëpo nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar arma që dyshohet se u përdor në rast.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët njoftojnë se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje në tentativë’, ‘Sulm’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles