Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani, i ka reaguar Edon Zhegrovës, pasi ky i fundit doli me një deklaratë për mungesën e tij në ndeshjen e fundit me Izraelin.
Gazetarja Krelani, ka shkruar se kombëtarja nuk është vikendicë, që të luhet kur të u teket lojtarëve.
Ajo tutje ka shkruar se lojtarët e Superligës tejkaluan çdo pritshmëri dhe kanë bërë që të mos vërehet mungesa e lojtarëve që vijnë nga klube të mëdha.
Postimi i plotë:
Zhegrova ka bërë një deklaratë “bombastike”, teksa ka treguar arsyet e mos prezencës së tij.
Sulmuesi ka lënë të kuptohet se i është mbyllur dera e Kosovës për ndeshjet me Zvicrën dhe Bjellorusinë.