Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët (Unrwa) – e cila drejton operacionin më të madh humanitar në Gaza – i ka thënë BBC-së se nga nesër, nuk do të jetë në gjendje të dërgojë kamionë për të marrë ndihma për banorët e Gazës nga kufiri me Egjiptin.
Juliette Touma, drejtoresha e komunikimit e organizatës, thotë se kjo është për shkak të mungesës së karburantit.
“Ne kemi paralajmëruar për ndikimin e rrethimit në jetët e njerëzve,” thotë Touma për BBC, “duket se thirrjet tona kanë rënë në vesh të shurdhër”.
Të mërkurën, cisterna e parë e karburantit mbërriti në Gaza që nga fillimi i luftës pesë javë më parë, por Unrwa tha se ajo solli vetëm një të dhjetën e asaj që i nevojitet agjencisë çdo ditë, dhe ka kufizime për atë që karburanti mund të përdoret.
Më herët sot, kreu i Unrwa, Philippe Lazzarini tha se organizata mund të duhet të pezullojë plotësisht operacionet e saj si rezultat.
Ai e sheh se është “një përpjekje e qëllimshme” për të “mbytur” operacionet e Unrwa.
“Është skandaloze që agjencitë humanitare janë reduktuar në lypjen e karburantit, dhe pas kësaj detyrohen të vendosin se kë do të ndihmojmë dhe jo të ndihmojmë”, tha ai.
Izraeli kishte bllokuar të gjitha dërgesat e karburantit, duke thënë se mund të vidhej nga Hamasi dhe të përdorej për qëllime ushtarake.