Sot është arritur ekstradimi i Behar Bajrit nga Franca në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie.
Bajri do të përballet me akuzat për 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.
Falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Interpolit në një kohë shumë të shpejtë u arrit ekstradimi, me ç’rasr një ndër personat më të rrezikshëm do të vihet para drejtësisë.
Bajri erdhi me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Franca në Aeroportin e Rinasit.