Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Prugoc të Prishtinës.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.