Është gjetur i vdekur një person në Pejë, në shtëpinë e tij.
Këtë e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Pejë.
“Vdekja është konstatuar nga emergjenca e qytetit ndërsa ekipet policore të hetuesisë ndodhen në vendngjarje për ekzaminim të rrethanave dhe fakteve”, tha Gashi.
Ai bëri të ditur se viktima është e moshës 55-vjeçare.