Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë
I ndaluari në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte është mashkull serb (S.N) i lindur në vitin 1964 në Vushtrri.
Ai është ndaluar sot në pikën kufitare në Jarinje.
“I njëjti është ndaluar sot, më 18.11.2023, në Jarinje, pasi dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.
Personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.