Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çiftet shpeshherë nuk arrijnë t’i zgjidhin telashet e tyre dhe eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga fshati Bec i Gjakovës, pasi dyshohet se u përfshinë në një përleshje fizike.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes tyre ka eskaluar në sulm fizik, si dhe gruaja dyshohet se ka dëmtuar veturën e bashkëshortit të saj.
Çifti janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin dhe me urdhër të prokurorit ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.