Faton Bislimi ka reaguar pasi nuk iu lejua që të kandidojë për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e 10-të Zgjedhor.
Bislimi, mes tjerash thotë se përjashtimi i tij nga kandidatura është anti-statutor.
“Nuk po flasim për partinë, po flasim për titullarët e partisë. Ajo nuk është lejuar që të ndodhë sot që do të ishte një garë fer demokratike. Lidhja Demokratike shkon përtej cdo emri, përtej meje, përtej zotëri Lumir Abdixhikut, ka vetëm një emër që nuk mund ta tejkalojë askush, është emri i presidentit Ibrahim Rugova”, ka thënë Bislimi.