Një lajm që po përflitet së fundmi në Kosovë është që Lorik Cana pritet të kandidojë për postin e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Disa e bënë të kryer kandidaturën e ish-kapitenit të Kombëtares kuqezi, por ky i fundit i hedh poshtë këto aludime.
“Rri qetë vëlla, derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK, as në FSHF…Unë i shikoi punët e mia dhe ti je i kënaqur…Deri atëherë të përshëndes! Të fala nga Gjakova!”, shkruan Lorik Cana.