Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë tse si opozitë kanë kërkuar që në seancën e radhës të trajtohet Raporti për Kosovën nga Bashkimi Evropian.
Ai gjithashtu u shpreh se Kosova është vendi i vetëm që Bashkimi Evropan i ka shqiptuar sanksione.
“Si opozitë kërkuam që në këtë seancë të trajtohet Raporti për Kosovën nga Bashkimi Evropian, për shkak se ky raport ka adresuar një mori problemesh dhe çështjesh që Qeveria e Kosovës nuk ka arritur t’i adresojë dhe në fakt sot jemi vendi i vetëm që Bashkimi Evropian në kontinentin e Evropës i ka shqiptuar saksione”, është shprehur Tahiri.