Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dëshmuar sot para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin Dehari, ku pas dhënies së kësaj dëshmie ka mbajtur një konferencë për media.
Haxhiu ka deklaruar se po ta kishte emrin e kryerësve të veprës penale, s’do ta priste ftesën e prokurorit.
“Po ta kisha emrin e kryesit apo kryersve të veprës penale, unë nuk do ta prisja ftesën e prokurorit për ta thënë emrin e personit që dyshohet, e kjo është puna e tij, për këtë paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për këtë ai është prokuror, që të bëjë hetime, punën e tij unë nuk mund ta bëjë”, u shpreh ajo.