Punëtorët teknik të QMF-së dhe të disa shkollave në Prishtinë do të mbaj një protestë me datën 21 nëntor nga ora 10:00 deri në ora 11:00 para objektit të Komunës së Prishtinës.
Kështu ka njoftuar Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit duke treguar se arsyeja e kësaj proteste është kërkesa për rritje page.
“Ju njoftojmë se nesër më datën 21 .11.2023 duke filluar nga ora 10:00 gjer në ora 11, punëtorët teknik të QMF- Prishtinë”, thuhet në njoftimin e FSPTSPK.
“Dhe të disa shkollave të Prishtinës, do të protestojnë për një orë rresht para Komunës së Prishtinës, arsyeja- rritja e pagave”, thuhet në komunikatën për media nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit.