Stoltenberg pas takimit me Osmanin: E mirëpres themelimin e Asociacionit

Stoltenberg pas takimit me Osmanin: E mirëpres themelimin e Asociacionit

Ka përfunduar takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit në konferencën për media ka folur sekretari Stoltenberg.

“E mirëpres themelimin e Asociacionit, ky do të ishte një hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, tha Stoltenberg para mediave.

Ai tutje shtoi se sulmi i 24-shtatorit ishte një shenjë që konfliktet mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor.

“Ne kishim një diskutim të rendësishëm rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në shtator ne pamë një sulm serioz në veri të Kosovës”, tha Stoltenberg.

“Në maj ushtarët e KFOR-it u sulmuan. 93 ushtarë u lënduan rëndë dhe disa prej tyre edhe me rrezik për jetë”, tha ai.
Stoltenberg tha se aktet e tilla janë të papranueshme dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

Related Articles