Presidentja e Kosovës, në një konferencë të përbashkët me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Serbia kreu akt agresioni më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
“Kosova është një shtet i ri dhe demokratik. Liria e Kosovës është si rezutlat edhe mbështejjes nga NATO. Populli dhe institucionet e Kosovës janë falënderues për kontributin e NATO-s për lirinë tonë”, ka thënë Osmani.
“Por kjo paqe është cenuar vazhdimisht dhe po cenohet nga ana e Serbisë, më 24 shtator nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë u vra rreshteri Afrim Bunjaku, tashmë hero i Kosovës dhe disa të tjerë u plagosën ky ishte një akt i pastër agresioni nga Serbia ndaj Republikës tonë, të dhënat konfirmojnë se Serbia qëndron pas këtij sulmi, si në aspektin e organizimit dhe furnizimit me armatim dhe pajisje poashtu duke financuar dhe duke ofruar trajnime me baza ushtarake në Serbi”.