Sekretari i NATO-s, në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se është e rëndësishme të ketë pasoja pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Sigurisht NATO nuk është institucion i zbatimit të ligjit, për këtë arsye është Policia e Kosovës dhe EULEX-i. Do t’i ngriti këto çështje në takimin e nesërm në Serbi, dhe pres ata që ata që janë përgjegjës për këtë dhunë të mbahen përgjegjës, ky ka qenë mesazh i NATO-s, nga maji dhe është përsëritur dhe pas dhunës në shtator. Është e rëndësishme të ketë pasoja të bëjmë çka është e mundur që kjo lloj dhune nuk do të përsëritet edhe njëherë”, ka deklaruar ai.