Një familje shqiptare gjashtë anëtarëshe është evakuar nga Gaza.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.
Hasani tha se ata do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që mbërritën në Shqipëri në fillim të këtij muaji.
“Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces”, ka shkruar Hasani në rrjetet sociale.
Nga 7 tetori, në Rripin e Gazës po vazhdojnë luftimet mes Hamasit dhe Izraelit.
Mijëra vetë, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë humbën jetën si pasojë me luftimeve.
Finally, Eiad, his wife, and their four children left Gaza safely and will join the rest of the family who arrived in 🇦🇱 earlier this month.
The challenging operation ended successfully today at noon, thanks to the cooperation of our diplomats in Tel Aviv and Cairo as well as… pic.twitter.com/bFUHaNsEqp— Igli Hasani (@IgliHasani) November 20, 2023