​E pranon Gliha: Hysenin ma rekomandoi Qeqa Krelani

​E pranon Gliha: Hysenin ma rekomandoi Qeqa Krelani

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka deklaruar se ftesa për Muhamet Hysenin në kombëtare ka ardhur pas sugjerimeve të gazetares Qëndresa Krelanit.

Këtë deklaratë, Gliha e bëri në konferencë për media para ndeshjes me Bjellorusinë të martën.

I pyetur nga KosovaPress nëse do të marr rekomandime nga gazetarët rreth formacionit për sfidën e nesërme, Gliha tha se pranon rekomandime nga të gjithë.

“Kjo është histori e vërtetë. Krelani ma rekomandoi muaje radhë Muhamet Hysenin. Unë e vëzhgova dhe ai kishte një kampionat fantastik. Kishte shënuar nëntë gola në 13 ndeshje dhe pse të mos e ftoj atë”, ka thënë Gliha.

Related Articles