Arben Gashi për flakën në IML: Në opozitë i kallnin institucionet, e në pushtet po u kallen institucionet

Arben Gashi për flakën në IML: Në opozitë i kallnin institucionet, e në pushtet po u kallen institucionet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar ndaj djegies së IML-së.

Ai ka thënë se “pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon”.

“Në opozitë i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet”, ka shkruar Gashi.

“Sot, zjarri ka kapluar ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore”.

Ndryshe, sot në mëngjes, ndërtesa e Institutit të Mjekësisë Ligjore është kapluar nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Sipas tyre, nuk ka persona të lënduar nga zjarri.

Ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimin e rrethanave që kanë shkaktuar zjarrin në këtë objekt.

Related Articles