Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Ajo që ra në sy ishte prania e djalit të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra në veri të vendit.
Analisti Matoshi e ka vlerësuar veprimin e grupit të tifozëve si “abuzim të dyfisht me fëmijën e policit kosovar”.
“Grupi i tifozëve ultranacionalista në Tiranë, në Air-Albania (gjatë lojes me Ishujt Faroe) e kanë kry krimin e dyfisht, tue abuzu me fëmijën e policit kosovar, të vramë nga terrorista serbianë në Bâjë të Zubin Potok-ut, me 24 shtator, 2023.
Konventat Ndërkombëtare për mbrojtjen dhe ato mbi të drejtat e fëmijës si dhe ligjet kombëtare e ndalojnë me rreptësi përdorimin fëmijëve në aktivitete ku mund të cënohet integriteti dhe dinjiteti i tij, ku mundet me u abuzu nga organizata e turma me qëllime përfitimi ose nxitje të urrejtjes”, ka shkruar Matoshi.
Postimi i plotë:
Abuzimi i dyfisht me një fëmijë
1.
Grupi i tifozëve ultranacionalista në Tiranë, në Air-Albania (gjatë lojes me Ishujt Faroe) e kanë kry krimin e dyfisht, tue abuzu me fëmijën e policit kosovar, të vramë nga terrorista serbianë në Bâjë të Zubin Potok-ut, me 24 shtator, 2023.
Konventat Ndërkombëtare për mbrojtjen dhe ato mbi të drejtat e fëmijës si dhe ligjet kombëtare e ndalojnë me rreptësi përdorimin fëmijëve në aktivitete ku mund të cënohet integriteti dhe dinjiteti i tij, ku mundet me u abuzu nga organizata e turma me qëllime përfitimi ose nxitje të urrejtjes.
2.
Spari ai në kundërshtim me Konventat që mbrojnē fëmijtë nga abuzimi âsht manipulu për qëllim propagandistike nga të rritun kinseoatriotë.
Turma shfrynë mllefe e urrejtje etnike e fetare, tue u shkrrye, e ikë në punët e veta, porse përdorimi i ni fëmije për qëllime përfitimi ose propagande politike e naciknaliste âsht abuzim dhe do t’i shkatojë atij traumë jetësore.
Pamja ikonike e atij fëmije jetim mbetët në mbamendjen kolektive si traumë, tue i shty kufijtë e rrnesës së nacionalizmit edhe për nji shekull, paçka se shumë shqiptarëve s’u del boll buka e gojës!
3.
S’dyti âsht abuzu me sentimentet nacionaliste të nji pjese të publikut që funksionojnë me nji ngadalësi mentale, duke e keqpërdor budallallëkun njerëzor të turmave që i përtypë marrëzitë e atdheve qiellorë, duke ia atribuue Zozit përkatësinë shqiptare!?
Asht shumë tragjike për me keshë!
“Patriotizmi… është shprehja sentimentale e një solidariteti kafshëror. Askush nuk e plagos më shumë intelegiencën se sa patriotizmi” shkruen Emil Cioran.
P.S.
Kush e ka leju përdorimin e tij nga tifozëritë duhet me u intervistu nga hetuesia kodivare.