Lojtarët e Përfaqësueses së Serbisë janë kualifikuar në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm, pas “agjerimit” prej 24 vjetësh.
Kualifikimi i Serbisë u komentua në rrjetet sociale, konkretisht në postimin e faqes zyrtare UEFA Euro 2024.
Në mesin e shumë komenteve, serbët i trembi vetëm një koment nga tifozi shqiptar, Ismail Morina – Ballisti.
“Njeriu i dronit” në vitin 2014 gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, paralajmëroi një tjetër “befasi” për serbët në Evropian.
“Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni për këtë! Shihemi në fazën e eliminimit”, shkroi Morina.
Mediat në Beograd reaguan menjëherë rreth komentit në fjalë, duke ngjallur frikë për një përsëritje të asaj të ndodhi në kryeqytetin serb vite më parë.
“Lëshoi një dron me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, kërcënon sërish serbët: Lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj” – thuhet në titullin e Telegraf.rs, përcjell lajmi.net.
Pjesë e Kampionatit Evropian 2024 është edhe Kombëtarja e Shqipërisë, për herë të dytë në histori.