VIDEO – Momenti kur plagoset polici nga plaçkitësit në Suharekë

VIDEO – Momenti kur plagoset polici nga plaçkitësit në Suharekë

Dy zyrtarë policorë janë plagosur të mërkurën në Suharekë, pasi katër të dyshuar shtinë me armë në drejtim të tyre pasi kryhen grabitje në një argjendari.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur efektivi i Policisë i është përgjigjur thirrjes dhe është përplasur me armë zjarri me grabitësit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se grabitja me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 15:45, e kur Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë qëlluar policinë.

Ata janë jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

“Rreth orës 16:30 kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur. Ai ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Bytyqit.

Related Articles