Shpërthim në urën që e lidh SHBA-në me Kanadanë, ndalohet udhëtimi në atë pjesë

Shpërthim në urën që e lidh SHBA-në me Kanadanë, ndalohet udhëtimi në atë pjesë

Një automjet ka shpërthyer në një urë që lidh SHBA-në me Kanadanë afër Ujëvarës së Niagaras, sipas FBI-së.

Ngjarja ndodhi në urën “Rainbow” një ditë para Ditës së Falënderimeve në SHBA, një nga ditët kur trafiku është më i ngarkuari në vit.

FBI-ja ka thënë se nuk mund të tregojë asgjë tjetër por konfirmimit për shpërthimin, raportoi BBC.

Sipas mediave, automjeti po përpiqej të hynte në SHBA kur shpërtheu.

Të gjitha kalimet janë ndaluar deri në një njoftim të radhës.

Related Articles