Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse në draft-statut të Asociacionit ka arbitrazh, Kosovës i hiqet sovraniteti.
“Nëse është arbitrazhi, ti je duke futur një organizëm tjetër, që nuk është ndarje e sovranitetit por heqje. Po të vjen diçka nga jashtë po i kap kompetencat shtetit të Kosovës, qeverisë në këtë rast, ose Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Limaj në Rubikon.
Ai ndër të tjera theksoi se “nuk ka asnjë shtet tjetër i cili ka arbitrazh”.