Haxhiu: Pas marrëveshjes me Danimarkën për burgun e Gjilanit, edhe shtete tjera kanë pasur kërkesa, por i kemi refuzuar

Haxhiu: Pas marrëveshjes me Danimarkën për burgun e Gjilanit, edhe shtete tjera kanë pasur kërkesa, por i kemi refuzuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas marrëveshjes me Mbretërinë e Danimarkës për lëshimin e qelive të burgut me qira, kanë pranuar kërkesa edhe nga shtete tjera për marrëveshje të tilla, por që i kanë refuzuar.

Këtë deklaratë Haxhiu e dha pasi deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, pyeti nëse kjo do të jetë marrëveshja e fundit e tillë që bën Kosova.

“Sa i përket asaj se a do të ndalet Kosova me këtë marrëveshje, mua më duhet të bëhem e sinqetë. Pas kësaj marrëveëshje, ka pasur edhe vende të tjera që kanë kërkuar të bëjmë marrëveshje të njëjta, mirëpo ne nuk kemi pranuar. Ky është qëndrimi i kosovës tani për tani, sepse konsiderojmë që e kemi këtë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo tha se edhe me Mbetërinë e Danimarkës, marrëveshja është bërë që të mos prishen raportet dhe shkaku i mbështetjes që Danimarka i ka dhënë vendit në procese të ndryshme.

Haxhiu theksoi se dakordimin e ka bërë qeveria paraprake.

“…që të mos i prishim marrëdhëniet em Mbretërinë e Danimarkës për shkak të mbështetjen që Mbretëria e Danimarkës na ka dhënë në procese të ndryshme, përfshirë këtu edhe Këshillin e Evropës ku ne pretendojmë që të anëtarësohemi. Kemi konsideruar që është e rëndësishme që ta vazhdojmë, mos ta dnërpresim këtë dakordim që e kishte bërë Qeveria paraprake”, tha Ministrja.

Related Articles