Rohde mirëpret votmin e marrëveshjeve ndërkombëtare: Do t’i sjellin dobi popullit dhe vendit

Rohde mirëpret votmin e marrëveshjeve ndërkombëtare: Do t’i sjellin dobi popullit dhe vendit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Joern Rohde, ka reaguar pas votimit të disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në platformën X, Rohde ka thënë se ky është lajm i mirë për Kosovën dhe nga kjo do të përfitojnë qytetarët dhe vendi.

“Lajme të mira për Kosovën. Më në fund iu dha drita e gjelbër marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura sot me konsensus ndër-partiak në parlament. Këto do t’i sjellin dobi popullit dhe tërë vendit”, shkroi ai.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kishin mbetur në agjendë për muaj të tërë.

Related Articles