Opinionisti, Bardhyl Meta, sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për bashkimin kombëtar.
Ai tha se gjithë kreativiteti, potenciali shoqëror, intelektual, njerëzor i të dy vendeve duhet të koncentrohet, siç tha ai, që të kemi vende demokratike.
Tutje, Meta është shprehur se bashkimin kombëtar e sheh si një ëndërr të kotë.
“Unë mendoj se gjithë kreativiteti, potenciali shoqëror, intelektual, njerëzor i të dy vendeve duhet të koncentrohet që të kemi vende demokratike, të kemi shtete ligjore, të kemi marrëdhënie të mira ndërkombëtare me aleatët tanë dhe ta rrisim mirëqenien në këtë vend”.
“Me i dhënë ksi ineksione ideologjike sot në 2023-tën, gjeneratës së re, me i mobilize në një luftë qoftë diplomatike, qoftë çfarëdo tjetër në krejt botën për t’i bindur, ne harxhojmë shumë më shumë vjet dhe shumë më shumë energji pa një rezultat të garantuar, ndërkohë që nëse ai kreativitet, ajo energji shfrytëzohet për forcimin e shteteve tona, asnjë pengesë nuk e kemi ne sot, atë që u propagandojke në ‘Open Ballkan’, me bë një treg të përbashkët, me i heq ato barrierat. Kështuqë e shoh më shkurtë si një ëndërr të kotë”, është shprehur ai.