Opinionisti Vehbi Kajtazi, tha se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të ndodhë vetëm në një rast lufte.
“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ndodh vetëm në një rast lufte, në një rast juridik nuk mund të ndodhë, sepse është vota e dyfishtë”, deklaroi Kajtazi.
“Ideja sot e vetëdiskutimit për tu kthyer edhe një herë te shkëmbimi i territoreve, e legjitimon sulmin terrorist në veri të Kosovës, sepse Serbia ka pasur synim aneksimin e asaj pjese”, shtoi ai.