Aktakuza ndaj personit që ngacmoi gazetaren Edita Doli, Prokuroria jep detaje

Aktakuza ndaj personit që ngacmoi gazetaren Edita Doli, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore e Prishtinës, njoftoi sot se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për ngacmimin e një gazetareje. Bëhet fjalë për gazetaren Edita Doli.

I pandehuri me inicialet R.XH, sipas aktakuzës, nga viti 2019 e deri më 30 tetor 2023 përmes përcjelljes dhe thirrjeve të vazhdueshme telefonike, “në vazhdimësi, përfshihet në sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme, duke komunikuar me qëllim të ngacmimit dhe frikësimit, si dhe duke e vënë të dëmtuarën-gazetaren E.D. nën vëzhgim”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ai i ka shkruar të dëmtuarës në rrjetin social “facebook”, gjatë kohës së transmetimit të edicionit special të ditëlindjes së “RTVD” dhe është inkuadruar live në emision përmes telefonit, e po ashtu i pandehuri ka shkuar në vendin e punës së të dëmtuarës, ku me këto veprime e ka vënë nën frikë të arsyeshme dhe i ka shkaktuar shqetësim të madh emocional.

“Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim.

Related Articles