Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Hoti ka thënë se LDK-ja beson në ekonominë e tregut, konkurrencë e lirë dhe në iniciativën private për të ardhme e zhvillim.
Deputeti Hoti ka thënë se sistemet e komanduara kanë dështuar dhe se ata që tentojnë t’i ringjallin lodhen kot.
Reagimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës beson në ekonominë sociale të tregut, në konkurrencën e lirë e në iniciativën private për prosperitet e zhvillim. Sistemet e komanduara kanë dështuar. Ata që tentojnë t’i ringjallin lodhen kot.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.