I riu në Fushë Kosovë bie pre e mashtrimit me kriptovaluta, ia ‘avullojnë’ mbi 15 mijë euro

I riu në Fushë Kosovë bie pre e mashtrimit me kriptovaluta, ia ‘avullojnë’ mbi 15 mijë euro

Një person në Fushë Kosovë, ka rënë pre e mashtrimit nga dy persona të cilët pretendonin se merren me shitblerjen e kriptovalutave.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ua ka transferuar të dyshuarve monedhat digjitale nga kuleta e tij në vlerë të mbi 15 mijë eurove. Bazuar në dëshminë e 31-vjeçarit dhënë organeve të hetuesisë, i dyshuari është larguar dhe nuk ka kryer pagesën për të cilën kishin rënë dakord.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë arritur që t’i identifikojnë tre persona të dyshuar, ku është arrestuar njëri prej tyre.

36-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, njofton Sinjali.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’.

Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për kapjen e dy të dyshuarve tjerë.

Related Articles