Një veturë është është gjetur sot nga Policia e Kosovës në fshatin Jezerc, e cila dyshohet se është përdorur për grabitjen e armatosur në Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Sipas tij, njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore.
“Mund të konfirmojmë se sot, në orët e pasditës pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes në Suharekë.
Njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore”, ka thënë Kelani.
Ndryshe, të mërkurën një grabitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në Suharekë rreth orës 15:45, ku si pasojë një polic u plagos dhe një tjetër u lëndua gjatë aksionit.