Një ndër hajnat që ka bërë kërdi në disa markete në Prishtinë, ka rënë së fundmi në prangat e Policisë.
Burimet të sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që u arrestua për këto raste Vehbi Ajvazi, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje së paku në dy markete, e po ashtu ka vjedhur tjera, por ka arritur të shpëtojë nga prangat.
Këto raste kanë ndodhur në dy markete në Fushë Kosovë, ku Ajvazi ka avulluar arkat e bamirësisë, me rreth 1 mijë euro. Por ky nuk është rasti i vetëm, pasi ai dyshohet edhe vjedhjen e një veture, po ashtu në Fushë Kosovë.
Denoncimi i vjedhjeve ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.