Mario Balotelli ka reaguar për herë të parë për aksidentin në të cilin u përfshi mbrëmjen e së enjtes në Brescia.
Në një prononcim të bërë këtë të premte, Balotelli u shpreh se nuk mund ta kuptoj pse merren me aksidentin e tij kur ka shumë probleme për të shkruajtur apo folur në media.
“Ka një miliardë probleme dhe e vetmja çështje që shoh në gazeta është aksidenti im. Problem do të ishte nëse nuk do të kisha pasur sigurim gjithëpërfshirës, por falë Zotit e kam. Në vend që të flasin për të gjitha gjërat serioze, flasin për aksidentin tim, e pabesueshme”-tha Balotelli.