A duhet të posedojë policia patrulluese armë të gjata?

A duhet të posedojë policia patrulluese armë të gjata?

Në duart e grabitësve shihen armë të kalibrit më të gjatë sesa të Policisë që po intevenon.

E si pasojë e përdorimit të tyre, në sulmin në argjendarinë në Suharekë dy ditë më parë, mbetën të plagosur dy policë.

Intervenimi i këtij njësiti të sigurisë në raste të tilla po konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për ta.

Sipas Sylejmanit, këta policë duhet të pajisen patjetër me armë të tjera.

Pavarësisht që police të patrullave janë të trajnuar për t’i përdoru armët e gjata, Policia prej vitesh ka mungesë të tyre.

Kështu së paku po deklaron ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Por, ndryshe nga Qalaj, Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim tha se kanë pajisje të ndryshme për kryerjen e detyrave me profesionalizëm.

“Policia e Kosovës ka në dispozicion pajisjet policpre të llojeve të ndryshme, duke përfshirë edhe armë të gjata dhe të shkurta, me qëllim të kryerjes së detyrave në nivelin më të lartë të profesionalizmit”.

Policia e trafikut në brez mbajnë pistoletën, karikatorin rezervë, prangat, shufrën e baterinë e natës.

Related Articles