Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën, sipas tij, 99 herë është përmendur fjala korrupsion.
Ai ka publikuar edhe një video, në të cilën thuhet se korrupsioni është një shqetësim serioz dhe se sipas tij, shkarkimi i kreut të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një siç u shpreh, sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit.
“Në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror”, ka shkruar tutje Krasniqi.