Senad Gashi dhe Faton Vukshinaj kanë humbur mundësin të shpallen Kampion të Botës pasi humbën ndeshjet e kategorive të tyre të shtunën.
Vukshinaj pësoi humbjen e parë në karrierë, pais u mposht nga italiani Etinosa Oliha në kategorinë e mesme për titullin e botës në versionin IBO.
Oliha fitoi me vendim anonim nga gjyqtarët në meçin që u mbajt në Gjermani.
Vukshinaj tash ka bilanc prej 16 fitore (11 KO), një humbje e dy barazime.
Nga ana tjetër Gashi luftoi për titullin e përkohshëm të botës në versionin WBC në kategorinë bridger.
Në meçin e zhvilluar në Afrikën e Jugut, Gashi humbi pas 12 raundeve nga boksieri jugafrikan Kevin Lerena.
Për 33-vjeçarin ishte humbja e katërt në karrierë, ndërsa i ka 27 fitore.