Një dhëndër në Tajlandë ka qëlluar për vdekje katër persona në dasmën e tij, përfshirë nusen përpara se ta kthente armën drejt vetes.
Ish-ushtari dhe para-atleti Chaturong Suksuk, 29 vjeç, vrau gruan e tij Kanchana Pachunthuek, 44 vjeç, disa orë pasi u martuan.
Sipas raportimeve, ai u largua papritur nga dasma dhe u kthye me armë, duke qëlluar gruan, nënën e saj 62-vjeçare dhe motrën 38-vjeçare.
Plumbat endacakë kanë goditur dy të ftuar, të cilët janë dërguar në spital. Njëri prej tyre vdiq.
Policia tha se Chaturong “ishte mjaft i dehur në atë kohë”, por motivi i tij mbetet i paqartë. Ai kishte blerë armën dhe municionet legalisht vitin e kaluar, shtuan ata, raporton BBC.
Mediat tajlandeze, duke cituar atë që të ftuarit në festë i thanë policisë, thanë se çifti pati një debat gjatë festës. Gjithashtu raportoi se Chaturong ishte ndjerë i pasigurt për moshën midis tij dhe Kanchana.
Por policia tha se ky ishte ende spekulim, duke shtuar se ata kishin mbledhur prova dhe pritej që të mbyllnin çështjen “së shpejti”.