Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi sot Muzeun Arkeologjik të Prizrenit.
Për pritjen e sotme, Kurti e falënderoi stafin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe arkeologun Vesel Hoxhaj për punën me pasion në këtë institucion muzeal.
“Muzeu Arkeologjik i Prizrenit pret vizitorë nga e gjithë bota e nga të gjitha moshat, tashmë me një ekspozitë të kuruar në mënyrë profesionale dhe moderne. Qeveria jonë po investon në fuqizimin e muzeve publike”, thuhet në njoftim.