Lista e grupit të gjashtë të pengjeve që pritet të lirohen i është dhënë qeverisë izraelite nga Hamasi, ndërsa familjet e tyre janë duke u njoftuar, raportoi të mërkurën CNN-i.
Ky do të jetë lirimi i dytë i pengjeve gjatë kohës së zgjatjes së armëpushimit.
Një grup tjetër prej 12 pengjeve, i përbërë nga 10 izraelitë dhe dy shtetas tajlandezë, u liruan nga Hamasi të martën, sipas zyrtarëve.