E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Chelsea apo do të largohet në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi shqiptar është rikthyer në fushë pas një lëndimi të gjatë, derisa së fundmi është skuadra e Fulham që ka shprehur interesim për transferimin e tij.
Siç ka raportuar mediumi anglez The Standard, Fulham është në kërkim të një sulmuesi qendror dhe Armando Broja është në listën e dëshirave të tyre.
Edhe pse Broja nuk ka nisur asnjë ndeshje që nga tetori, ndikimi i tij në barazimin e fundit 4-4 me Manchester Cityn, ku fitoi një penallti vendimtare në minutën e fundit, ka nxjerrë në pah potencialin e tij.
Ylli shqiptar është i gatshëm të luftojë për një fanellë titullari te Chelsea me Nicolas Jackson, derisa edhe drejtuesit e klubit bardhekaltër nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga Broja.
Por nuk është vetëm Fulhami skuadra që ka shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit shqiptar, pasi për të interesim kanë shprehur edhe West Ham United, Napoli dhe AC Milan.
22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar gjashtë ndeshje në total, derisa ka një gol dhe një asistim.