Skynews raporton se sapo mori një deklaratë nga një zëdhënës i lartë i Hamasit në lidhje me negociatat për zgjatjen e marrëveshjes së armëpushimit – që do të përfundojë këtë mbrëmje.
“Negociatat në Doha të Katarit në lidhje me zgjatjen e armëpushimit humanitar po vazhdojnë”, tha Mahmoud al Mardawi.
“Ne jemi të hapur për të gjitha propozimet e armëpushimit sipas asaj që kemi specifikuar dhe pushtimi është ai që vendos pengesat”, shtoi ai.
Ai shtjelloi gjithashtu se përse lirimi i 10 pengjeve izraelite që pritej sonte, nuk kishte përfunduar ende.
Dy ruso-izraelitë tashmë janë liruar, por ne presim edhe 10 të tjerë sonte.
“Vonesa në lirimin e të burgosurve në grupin e gjashtë është shkaktuar nga pengesa logjistike”, tha ai, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.