Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që t`i fillon hetimet ndaj VV-së për lajme të rrejshme.
Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për Raportin e Progresit, ai ka thënë se ky është fenomen i rrezikshëm në Kosovë, i cili dëmton demokracinë në vend.
“Është serioze gjendja e gjenerimit të “fake news” në Kosovës, është serioze manipulimi me publikut, është serioze makineria e Vetëvendosjes, që unë i bëj thirrje prokurorisë, nga kjo foltore, që të bëj hulumtim dhe të kërkojë burimet e gjenerimit të informacionit të rrejshëm. Sepse është rrezik për demokracinë, është rrembin realitetit dhe vazhdon të jetë formë e qeverisë së gabuar në Kosovë”, ka thënë Abazi.